Kaloi në raundin e parë kualifikues, Gjilani fiton 220 mijë euro!

Kaloi në raundin e parë kualifikues, Gjilani fiton 220 mijë euro!

Gjilani ka kaluar pengesën e parë në kualifikimet për Ligën e Evropës, në takimin e parë në histori të klubit në garat ndërkombëtare.

Bardhekuqët kanë mundur skuadrën e Tre Pennes në Stadiumin Kombëtar të San Marinos me rezultat të pastër, 3:1, përcjellë Gazeta Olle.

Kjo fitore e ka dërguar Gjilanin në raundin e parë kualifikues për Ligën e Evropës.

Për këtë arritje, Gjilani do të fitojë 220 mijë euro nga UEFA.

Kundërshtari i radhës për Gjilanin në raundin e parë kualifikues do të jetë klubi i famshëm, APOEL-i nga Nikozia.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 27 gusht, të enjten e ardhshme.

Ndryshe, djemt e Gentjan Mezanit ishin më të mirë gjatë gjithë kohës dhe me shumë meritë mundën vendësit modestë.

Në minutën e 16’, Gai realizoi gol të bukur për epërsinë e Tre Pennes.

Megjithatë tetë minuta më vonë, Darko Nikac finalizoi një aksion të rrjedhshëm për 1:1.

Ky gol zhbllokoi bardhekuqët, të cilët vazhduan me lojën më të mirë edhe në vazhdim.

Vendësit mbetën me një lojtar më pak në minutat e fundit të pjesës së parë, pas përjashtimit të Sorrentinos.

Në pjesën e dytë, Gjilani realizoi edhe dy gola tjerë me Fiton Hajdarin (64’) dhe Ardit Hilën (68’), duke siguruar fitoren.

Triumfi mund të ishte shumë më i thellë, por gardiani i Tre Pennes bëri paraqitje fenomenale