Avokati Asdren Bytyqi dorëzon kallëzim penal ndaj Belisar Jezerci
Avokati Asdren Bytyqi ka bërë të ditur se është dorëzuar kallëzim penal ndaj Belisar Jezerciz, për shkak të thirrjeve publike për shfarosje dhe spastrim etnik ndaj myslimanëve shqiptarë në Kosovë.
Sipas Bytyqit, Jezerci, në bashkëpunim me organizatën “Lëvizja për Rikthim”, po i shërben projekteve afatgjata të Serbisë që synojnë përçarjen dhe nxitjen e vëllavrasjes mes shqiptarëve mbi baza fetare.
Ai ka kërkuar reagim të shpejtë nga Prokuroria Speciale, duke theksuar se ky institucion nuk duhet të veprojë me selektivitet apo të përfshihet në politikë, por të zbatojë drejtësinë në përputhje me misionin dhe detyrimin e saj kushtetues.
“Presim drejtësi, sepse ky është obligimi i Prokurorisë Speciale”, ka deklaruar Bytyqi. /Ballkani.info/







