Kallëzim penal për mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurisë, flet Hajdari

Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari. Ajo dyshohet për mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurisë.

Lidhur me këtë Hajdari përmes një postimi në Facebook ka thënë se është njoftuar nga mediat.

Postimi i plotë: 

Sot u njoftova nga mediat se Agjencia kundër Korrupcionit (AKK) ka dorëzuar kallëzim penal kundër meje për gjoja mos deklarim ose deklarim të pasaktë të pasurisë.

Gjatë gjithë kohës si zyrtare publike, unë kam përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë dhe deklarimet përkatëse ndodhen në faqen e AKK-së.