dardan Molliqaj

Kallëzim penal ndaj Berishajt: Molliqaj kërkon të hetohen edhe Osmani, Kurti dhe Konjufca

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar kallëzimin penal për ambasadorin Martin Berishaj që është dërguar në Prokurori nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Molliqaj ka thënë se Berishaj është dashur të shkarkohet në ditën kur i ka plasur skandali, por edhe tani.

I pari i PSD-së, ka theksuar se mbrojtja e Kurtit dhe Osmanit për Martin Berishajn ishte e pashembullt dhe shteti duhet të hetojë edhe mbështetësit e tij, e që sipas tij, janë Kurti, Osmani dhe Konjufca.

“Ambasadori Berishaj është dashur të shkarkohet ne ditën që ka plasur skandali. Për më tepër, qysh atëherë dihej që nuk i ka të deklaruara dy kompani, pronar i të cilave është. Ishte e pashembullt mbrojtja që Kryeministri Kurti, Presitentja Osmani dhe Kryeparlamentari Konjufca i kanë bërë rastit Martini. Pa asnjë hezitim.”, ka thënë ai.

“Ky favor që krerët e shtetit i kanë bë Berishajt lë të nënkuptuar favore që mund të ju ketë bërë Berishaj këtyre. Ata jane miq moti dhe kolegë, tani. Kombinimi i politikës me mafian dhe korrupsionin kështu duket. Më para se krerët e shtetit të reagonin si institucione dhe ta shkarkonin, ata u sillën si grup i organizuar për të mbrojtur interesin e Berishajt. Hetimi duhet zgjëruar edhe tek mbrojtësit e rastit Martitni. Ndërsa ky i fundit të shkarkohet.”, ka thënë ai për Nacionale.