Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë nga një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Dyshohet se konflikti ka filluar për shkak të problmeeve pronësore që ka pasur pronari i një ndërtese dhe pronari i një toke.
Ndërkohë nga pamjet që vazhdimisht po publikohen nga lokacioni ku ka ndodhur ngjarja mund të shihet se një armë automatike ka mbetur ende në mes të rrugës, pikërisht aty ku ndodhi konflikti me armë.
QKUK e kanë konfirmuar vdekjen e njërit person derisa tre të tjerët janë në gjendje të rëndë shëndetsore.
Policia janë në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin.











