Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet takimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Në këtë takim Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas do të informojë lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi, si dhe për vizitën që ajo pati në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Gjithashtu temë kryesore e takimit, do të jetë agresioni rus kundër Ukrainës, derisa ministrave të Jashtëm të BE-së do t’u drejtohet përmes një videokonference, ministri Jashtëm i Ukrainës, Andrij Sybiha./