Albin Kurti

Kalkulime politike apo bindje ideologjike, cili është motivi i injorimit të simboleve shtetërore nga Kurti?

Në akademinë përkujtimore me rastin e 5 vjetorit të vdekjes ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramadan Kelmendi, ka marrë pjesë edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Por, lideri i VV-së, Albin Kurti injoroi dhe njëherë himnin e Republikës së Kosovës.

Kurti, ka ngritur platformën e tij politike mbi bazën e nacionalizmit < idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Kundërshtimi i tij ndaj pakos së Ahtisarit, protestat e dhunshme në rrugë, skeptizmi për pavarësinë e Kosovës – karakterizuan Kurtin dhe Vetëvendosjen në “kauzën e tyre” të quajtur për “bashkim”, shkruan Ballkani.info.

Në protestën e 29 shtatorit, ku morën pjesë mijëra protestues – Kurti ndërthuri në fjalimet e tij edhe idenë e bashkimit. Kritikët e Kurtit theksuan që Kurti ka kontradikta në qëndrimet e tij mbi sovranitetin shtetëror dhe bashkimin kombëtar – nëse Kosova është projekt i përkohshëm nënkupton edhe cenim i sovranitetit, poqë nëse sovraniteti është fundamenti i politik-bërjes së VV-së atëherë bashkimi me një shtet tjetër bie në kontradikta, përkatësisht me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nenin e 1, paragrafi nr 3.

Gazetari, Enver Robelli i cili para protestës së 29 shtatorit kishte thurur elozhe për Albin Kurtin, ka kritikuar veprimin injorues të Kurtit ndaj himnit të Kosovës.

“Albin Kurti nuk mund të jetë lider politik i dekadës së ardhshme të Kosovës nëse kësaj shoqërie të lodhur i ofron vetëm popullizëm, nëse nuk çohet në këmbë kur intonohet himni i Kosovës, nëse simbolet shtetërore të Kosovës i konsideron vetëm rekuizita të banjës”, ka shkruar Robelli.

Ajo që vihet në pah në këso situata është respektimi i simboleve të Kosovës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Adem Mikulloci dhe Hydajet Hyseni ishin ngritur në këmbë bashkë me kryetarin e Mitrovicës < aleatin e Kurtit, Agim Bahtirin.

Në të kaluarën e afërt, ish-zyrtarët e VV-së, në krye me Visar Ymerin injorinin simbolet e Kosovës. Pas përçarjes së brendshme që ndodhi brenda Lëvizjes Vetëvendosje, Ymeri dhe 11 deputetë tjerë përfunduan në partinë socialdemokrate(PSD).

Evolimi i tyre vazhdoi, kryetari i Prishtinës njëherit i PSD-së, ka ndjekur ndeshjen nga stadiumi. Pas fitorës 3-1 të Kosovës kundër Maltës në “Ligën e kombëve”, Ahmeti u shpreh i emocionuar në rrjetin social Facebook:

“Super emocione në Fadil Vokrri. Urime Kosovë! Falemnderit djema për këtë ndjenjë në kryeqytetin tonë!”

Albin Kurti, ishte kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare për idetë e tij anti-kushtetuese. Ai po vazhdon në kontradikta ideologjike. Sipas planprogramit të VV-së kjo lëvizje profilizohet kah “qendra majtë”, poqë brenda vetës kultivon nacionalizmin destruktiv < i kundërshtuar nga frymat majtiste në botë.

Kritikat ndaj kurtit qëndrojnë në atë që ai përmes këtyre kalkulimeve politike po bie thellë në një lëvizje populiste. /Ballkani.info/