Kajtazi: Nëse Prishtina s’mbushet me luftëtarë të UÇK-së, e bajshin me shnet përçmimin e Kusarit

Vehbi Kajtazi, analist, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar përgjimet e publikuara nga Nacionale, ku Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, flet me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe, ku e kritikon Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, për fryerje të listës së veteranëve të UÇK-së.

Kajtazi ka theksuar se nëse nuk mbushen me ish-luftëtar të UÇK-së sheset e Prishtinës, atëherë “e bajshin me shnet” përçmimin e Kusarit.

“Nese sheshet e Prishtines nuk mbushen me luftetare te UÇK-se, atehere e bajshin me shnet perçmimin e Mimoza Kusarit.” – shkroi ai.