Kajtazi me akuza të rënda: Ramiz Lladrovci e çoi Thaçin ne Hagë për zhdukjen e Bejhadin Hallaqit
Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, në një seri reagimesh në llogarinë e tij zyrtare në ‘twitter’, ka drejtuar akuza për kreun e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.
Kajtazi thotë se Lladrovci është një prej personave që e kanë dërguar Hashim Thaçin në Hagë për rastin e Behajdin Hallaqit.
“Ramiz Lladrovci, ti je njeri prej atyre qe e ke çu Hashim Thaçin ne Hage per zhdukjen/vrasjen e Bejhadin Hallaqit”, ka shkruar Kajtazi.