Kajtazi: Djali i axhës së Xhelal Sveçlës është në burg në Maqedoni për drogë, nuk ka fol askush

Gazetari Vehbi Kajtazi ka përmendur disa raste ku janë akuzuar familjarë të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që janë përfshirë në skandale me drogë.

Kajtazi ka përmendur rastin që familjarëve e kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Balaj, kanë laborator të drogës në shtëpinë e tyre.

Po ashtu, Kajtazi i ftuar në “Debat Plus” ka treguar edhe për një rast të familjarit të Xhelal Sveçlës, i cili është në burg në Maqedoninë e Veriut për drogë.

Për këto raste Kajtazi ka thënë se këto raste nuk përmenden askush.

“Ne e dimë që eksponent të VV-së janë të implikum në vepra të paligjshme dhe ne e kemi gjyku të gjithë përfshirë edhe Vetëvendosjen shumë ashpër shoferin  Gani Thaçit, i cili u gjend në veturën e nj turku që u gjend me drogë, kaq është historia dhe kurrë nuk është gjykuar me kriteret të njëjta që familjarët e zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes kanë laborator droge në shtëpi dhe kurrë nuk ka fol kërkush që djali i axhës të Xhelal Sfeqlës i cili ka qenë i punësuar në Komunë të Prishtinës si inspektor është në burg në Maqedoni për drogë dhe kurrë këto çështje nuk janë matur me kriterin e njëjtë”, ka thënë Kajtazi.