Kadyrov bënë paralajmërimin më të frikshëm që nga fillimi i luftës: Sot, me ndihmën e Plotfuqishmit do…

Lideri i republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, pretendon se forcat ruse do të pushtojnë sot përfundimisht plotësisht fabrikën e çelikut, Azovstal në qytetin e Mariupolit.

Kjo fabrikë konsiderohet si një bastion i mbrojtësve ukrainas në portin e rrethuar të Mariupolit.

“Sot, me ndihmën e të Plotfuqishmit, ne do të marrim plotësisht Azovstalin”, tha Kadyrov në një audio-porosi në kanalin e tij në Telegram, transmeton Reuters.

Rusia më parë u ka bërë thirrje forcave ukrainase dhe luftëtarëve të huaj, për të cilët pretendon që fshihen në fabrikën Azovstal, që të dorëzojnë armët deri në mesditë nëse duan të jetojnë.