Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka ngritur si çështje shqetësuese aksidentet e fundit të policëve të Kosovës.

Brenda pak ditësh, në veri të Kosovës ndodhen dy aksidente të policëve, duke lënë të lënduar shumë prej tyre, por fatmirësisht pa viktima, shkruan Ballkani.info.

Sipas Kadrijajt, 70% e veturave të policisë janë me goma verore, e 30% janë me goma dimërore po të konsumuara sepse janë të para dy viteve dhe që janë përdorë edhe gjatë verës.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës.

Kohëve të fundit kemi parë një numër të vet aksidenteve të policëve tanë që operojnë në veri.

Shtrohet pyetja pse po ndodhë kjo.

70% e veturave të policisë janë me goma verore, e 30% janë me goma dimërore po të konsumuara sepse janë të para dy viteve dhe që janë përdorë edhe gjatë verës.

Po ashtu është ndalë servisimi i veturave.

Për këtë gjendje të mjeruar, e ku po rrezikohet jeta e policëve tanë ashtë fajtore qeveria.

Për këtë situatë dikush ish dashtë me dhënë llogari, policëve ju urojmë shërim të shpejt e atyre që janë përgjegjës për këtë situatë të sanksionohen.

Ne jemi me Policinë e Kosovës.