Time Kadrijaj

Kadrijaj për vizat: Është edhe një procedurë tash, faza e parë kaloi

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ftuar në “Frontal” në T7, tha se kriteret për liberalizimin e vizave janë plotësuar në vitin 2018, por sipas saj Qeveria Kurti spo bën asgjë dhe po ia atribuon meritat vetës.

Deputetja Kadrijaj, tha se tash për liberalizimin e vizave është edhe një procedurë por beson se më në këtë drejtim s’do të ketë sfida.

“Stërzgjatja e këtij procesi, sepse Kosova ka përmbush kriteret nga viti 2018, kontakte me miqtë ndërkombëtarë nuk kanë veç Lëvizja Vetëvendosje, por edhe partitë opozitare, sidomos ne deputetët që kemi mandate të shumta”, tha ajo.

E pyetur se a ka marrë fund çështja për liberalizimin e vizave, ajo tha:

“Është edhe një procedurë tash, po megjithatë kaloi faza e parë, besoj sdo të ketë sfida në këtë drejtim”.

“Kushtet janë plotësuar në vitin 2018, e din edhe Lëvizja Vertëvendosj, por duke mos bërë asgjë në qeverisje po mundohen me ia atribu një sukses të tillë qeverisjes së Albin Kurtit. Krimin dhe korrupsionin nuk e lufton Qeveria. Albin Kurti në vend se mi stimulu prokurorët dhe gjyqtarët, ky me një vendim arbitrar ia ka ulë pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh ajo.

Ajo tha se Kurti i ka lënduar raportet me aleatët ndërkombëtarë për situatën e krijuar në veri për çështjen e targave.