Deputetja e AAK-së

Kadrijaj: Ministria e Jashtme vazhdon me skandale të njëpasnjëshme, koha për reflektim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e drejtuar nga Donika Gërvalla, po përcillet me shumë skandale. 

Kadrijaj ka folur për një rast ku Ambasada e Kosovës i rekomandon një shtetasi të Kosovës nxjerrjen dhe pranimin e dokumenteve të Serbisë. 

“Është për tu shqetësuar me rastin e bashkëvendasit tonë, bashkatdhetarit tonë Engjell Lekaj, të cilit Ambasada e Shtetit të Kosovës, i rekomandon nxjerrjen  dhe pranimin e dokumetave të shtetit Serb, përkundër asaj që Kosova qe 25 vite është e lirë, ndërsa ka 16 vite që është e pavarur”, ka thënë Kadrijaj.

Postimi i plotë:

Është për keqardhje se ku është niveli i përfaqësimit, punës dhe agazhimit të dobët të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, me në krye Ministren Donika Gërvalla!

Është për tu shqetësuar me rastin e bashkëvendasit tonë, bashkatdhetarit tonë Engjell Lekaj, të cilit Ambasada e Shtetit të Kosovës, i rekomandon nxjerrjen  dhe pranimin e dokumetave të shtetit Serb, përkundër asaj që Kosova qe 25 vite është e lirë, ndërsa ka 16 vite që është e pavarur.

Kjo padyshim është skandal, dhe dështim i Ministrisë se Jashtme dhe misionit diplomatik të shtetit tonë me në krye Ambasadorin,  Martin Berisha!

Është koha për reflektim sa nuk është bërë vonë!