Kadrijaj – Kurtit: Nëse i çon policët në veri dhe nuk ua rritë pagat, ti je me kriminelët

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj i ka replikuar kryeministrit Albin Kurti i cili tha se “jo rastësisht po përmenden pagat e policëve para shtatorit kur do të fillojë reciprociteti me Serbinë e policët do të jenë në veri”.

“Nëse ti nuk iu rritë pagat policëve e shtator i çon në veri ti jë bashkë me qata kriminelet”, ka thënë Kadriaj.

Kuvendi i Kosovës po zhvillon debat parlamentar dhe kryesisht po diskutohet për situatën në Veriun e Kosovës.