Deputetja e AAK-së dhe ish luftëtarja e UÇK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pas raportimeve se ishin disa persona që nuk e lanë Albin Kurtit të vishte uniformën e ushtrisë gjatë luftës.
“Po i shoh disa qëndrime të shokëve të mi që nuk e paskan lënë Albinin me u veshë e me u armatosë në luftë!!! Garant janë frikësu me e armatosë se pastaj vaj halli për ushtrinë Jugosllave*. Lene bre luftën se u kry moti. Tregone vetën tash në luftën e re pa armë por me të njejtit njerëz”, ka ironizuar Kadrijaj. /Ballkani.info/







