Kadrijaj ironizon me Kurtin pasi kryetari i VV-së sulmoi LDK-në: Po harron që ishte në lidhje me Lidhjen!

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pas postimit të kryetarit të VV-së, Albin Kurti, i cili akuzon dhe përqeshë rëndë LDK-në, parti me të cilën kishte koalicion deri para tre muajsh.,

“E pashë reagimin e Kurtit dhe mu duk qesharak. Po harron Kurti qe kishte lidhje me Lidhjen Demokratike!”, ka ironizuar Kadrijaj.

Kurti sonte deklaroi se qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se formimi i paligjshëm i një qeverie që ka mbledhur bashkë tërë përgjegjësit për hajninë 20 vjeçare të subjektivitetit politik dhe ekonomik të shtetit tonë, nuk ndalet vetëm në keqadministrimin e pasurive të vendit, as në dëmtimin e institucioneve, por edhe në dëmtimin fizik dhe psikologjik të popullsisë së vet.

Këto komente Kurti i ka bërë gjatë vlerësimi të raportimeve të mediave ndërkombëtare, të cilat Kosova prin në botë për numrin e vdekjeve për 1 milion banorë.

Kurti ka thënë se nga mediat ndërkombëtare po marrim statistika të përmbysura. Kosova sot nuk është as shembull i mirë e as shembulli i keq, por thjesht vendi që mban rekordin e numrit të vdekjeve prej virusit.

“Qeveritarët e ardhur nga të gjitha partitë humbëse kanë mendjen të ndajnë postet dhe tenderat. Partitë tradicionale të korrupsionit, kur nuk e kanë më mundësinë të mashtrojnë votuesin, nuk ndalen më me vrasjen e ndërmarrjeve publike e institucioneve shtetërore, por cënojnë pa kthim edhe shëndetin publik”, ka shkruar ai.

Afër 100 ditët e ‘institucionalizmit’ dhe akademikëve të propaganduar nuk ushqejnë trurin, por rrënojnë trupin. Qeveria koti dhe lidhja aspak demokratike në pushtet nuk janë akademia e Kosovës, por pandemia e saj.

Kuadro të këtilla institucionaliste me shumë përvojë në menaxhim? Jo, falemnderit, kishte shkruar Kurti në fund të postimit të tij. /Ballkani.info/