Kadrijaj ia kthen burrit të Vjosa Osmanit: Je paguar pa shkuar fare në punë, do të japesh llogari

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i është kundërpërgjigjur Prindon Sadriut, bashkëshortit të Vjosa Osmanit, ushtrueses së detyrës së presidentit të vendit.

Sadriu ka paralajmëruar padi ndaj deputetes pasi që ajo tha se Osmani është dashur ta shkarkojë edhe atë nga posti i konsullit pasi ka dyshime për emërimin e tij.

“Z. Prindon Sadriu, ne i kemi parë të gjitha të dhënat për hyrje daljet e tua drejt Shkupit. Ti je paguar por nuk e ke mbajtur dhe rallë e ke vizituar vendin e punës. E për këtë do të jepni llogari të gjithë në komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Ta shofim kush ka keqpērdorē buxhetin e Kosovēs”, ka shkruar deputetja e AAK-së në reagimin e saj në Facebook. /Ballkani.info/