Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, i ka reaguar Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas deklaratës për rrugën Deçan – Plavë.

Sipas deputetes Kadrijaj, Ministri Aliu nuk ka qenë ndonjëherë në atë vend për t’i parë punimet.

“Minister Liburn, nuk me besohet qe ti mendon se rruga Deçan- Plavës është perfunduar, a ke qene ndonjehere ne ate vend Minister, lëre qe nuk është perfunduar rruga , por edhe ato punime qe jon kryer ne qeverinë Haradinaj sot janë duke u demtuar dhe kthyer ne pikën zero, e kjo do te thote kosto shtese per buxhetin e qe kap shifra milionshe. Kthjellu Ministër se nuk mbulohet dielli me shosh”, ka shkruar ajo.