Kadrijaj e AAK-së godet Krasniqin: Sa i dobët ky “lideri” i PDK-së

Sapo ka filluar një përplasje, brenda kampit opozitarë. Bëhet fjalë për përlasjen PDK-AAK.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një prononcim para gazetarëve, në lidhje me opozitarizmin e AAK-së, tha se “ata janë vagoni i fundit i trenit”, duke nënkuptuar se janë partia më pak e votuar e Kuvendit të Kosovës.

Time Kadrijaj, deputete e AAK-së, me anë të një statusi në Facebook, ja ka “kthyer” Memli Krasniqit, duke e quajtur “lider” të dobët.

Ajo ka thënë se është çuditë se sa i dobët është “lideri” i PDK-së.

“Po më çuditë sa i dobët po del ky “ lideri” i PDK-së! Unë besoj se ka njerëz mjaftueshëm të pjekur në atë parti që jo vetëm e japin nënshkrimin për mocion, por seriozisht mendojnë për Kosovën dhe situatën që jemi, e jo kalkulime qesharake si ky i ulëses së fundit, në vagonin e fundit e besa edhe në stacionin e fundit.” – ka shkruar ajo.