Kadrijaj: Asnjë vizitë në Deçan nga qeveritarët, edhe ne jemi qytetarë të Kosovës

Rreth 800 qytetarë të Komunës së Deçanit, që nga e shtuna kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të disa simptomave të helmimit, që dyshohet të jenë nga uji i pijshëm.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e AAK-së që vije nga Deçani, Time Kadrijaj.

Ajo tha se nuk pati asnjë vizitë në Deçan nga qeveritarët teksa u shpreh se pret me padurim rezultatet e mostrave që të zbulohet shkaku i helmimit.

“Interesant shume me këtë qeverin tonē, as nje prononcim e as nje vizitē në Deçan. Ministër Vitia merre mundin e vizitoje Deçanin e interesohu pēr nevojat qē ka QKMF-ja për barna e material tjetēr pēr trajtimin e pacientēve.

Edhe ne jemi qytetar të Kosovës dhe duhet tē trajtohemi si tē tillē. Me padurim po presim rezultatet e mostrave perfundimtare që tē zbulohet shkaku. Tē gjitha instancat të jenë nē nivel tē detyrës që tē zbulohet shkaku i këtij helmimi masiv.

Jemi me qytetarēt e Deçanit me tē gjitha kapacitetet komunale!“, ka shkruar ajo.