Kadri Veselit i përgjigjet Glauk Konjufcës pasi VV-ja hoqi vijat e kuqe ndaj PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për bashkëpunimin e mundshëm të subjektit politik që ai e drejton me parti të tjera.

Veseli ka thënë se PDK’ja nuk ka vija të kuqe për asnjë parti në vend.

Deklarata e Veselit vjen pasi Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni mes VV’së dhe PDK’së.

“Nuk kam vija të kuqe, po e ritheksoj, me asnjë parti, nuk është sot që po e them. Ato vija të kuqe e kanë dëmtuar Kosovën. Është mirë të largohen nga mohimi qytetar, për hir të disa mohimeve për të fituar në elektorat”, ka thënë Veseli në Rubikon.