Kadri Veselin e mbron këshilltari që një herë pati dhënë dorëheqje nga kjo pozitë

“Incizimet e rastit të fajdeve, mashtrim klasik për ta dëmtuar Kadri Veselin”

Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit, Avni Bytyçi ka komentuar çështjen e përdorimit të emrit të shefit të tij si i përfshirë në një grup fajdexhinjsh.

Ai tha se një mënyrë e tillë e përmendjes së emrit, është mashtrim klasik i bërë ndaj Kadri Veselit, për shkak të iniciativave të fundit të tij për dënimin e kriminelëve serbë.

”Ne gjenerata e re nuk jemi servilë. Unë i takoj një partie politike dhe besoj në liderë që ka krijuar hapa konkret për t’i luftuar njerëzit e korruptuar”.

”Në vitin 2014 PDK-ja e ka iniciuar këtë rast të fajdexhinjve në polici. Jo vetëm kryesit por edhe i dëmtuari edhe avokati e dinë që Kadri Veseli s’ka qenë i përzier. Me vet faktin që Prokuroria e ka mbyll këtë rast, dëshmon se s’është i përfshirë. Kadri Veseli është palë e dëmtuar në këtë rast, por ju të LDK-së nuk po e përbini”.

”Ky publikim i tillë ndodhi pas inicimit të Kadri Veselit për Tribunalin Ndërkombëtar pasi jo rastësisht brenda disa jave zhvillohet një fushatë e egër kundër tij kinse e ka marrë Gjykata Speciale, pastaj publikohen edhe videot për përfshirje në veprimtari të fajdexhinjve”, tha ai për klan kosova.

”Është argumenti bashkë kundër asaj që thuhet. Kemi grupe kriminale brenda strukturave ku imun nuk janë as liderët siç është Kadri Veseli. Rasti është dërguar në Ferizaj e nuk e dimë pse. Luftë Speciale po i bëhet ndaj një personi të caktuar”.

Të kujtojmë se Avni Bytyqi iati dhënë dorëheqje para një viti e më shumë si këshilltar i Veselit, në momentin e konstituimit të përbersje së re të Kuvndit të Kosovës, dhe rizgjedhjes së Kadri Veselit kryetar i Kuvendit, shkruan Ballkani.info.

Ja çfarë kishte shkruar Avni Bytyqi aso kohe:

Me konstituimin e Kuvendit perfundon edhe mandati im. Pas dy viteve ne Kuvendin e Republikes se Kosoves, ka ardh koha per nje rrugetim tjeter!Jam falenderues per mundesin qe me eshte dhene per ti sherbyer vendit tim. Ka qene nje privilegj per mua ne cdo rrethane dhe kohe. Ndihem krenar qe nje pjese te jetes sime e kam kaluar duke pununuar per nje institucion publike.

Deshiroj te falenderoj Kryetarin e Kuvendit z. Kadri Veselin per mundesine qe me eshte dhene. Dhe njekohsisht urime ri-zgjedhja. Uran faleminderit per besimin dhe ftesen per t’ju bashkuar ekipit te Kryetarit te Kuvendit. Kolegeve ne kabinet faleminderit per bashkepunimin. Sekretarit te Kuvendit z. Ismet Krasniqit dhe gjithe administrates se Kuvendit faleminderit per gjitha. Dhe ne fund deshiroj te falenderoj strukturen e PDK-se (sidomos rinine) per miresjelljen e tyre te treguar karshi meje. Jam mirenjohes!