Kadri Veseli sot në konferencë, a do të kërkojë kryeministër të ri apo zgjedhje?

Kadri Veseli ka thirrur konferencë për media sot në orën 18:30 e cila do të mbahet në selinë e PDK-së në Prishtinë. Konferenca vjen pas dorëheqjes së befasishme të kryeministrit Ramush Haradinaj. Dje Veseli ka thënë se për vendimin e Haradinajt është informuar nga mediat, ndërsa ndodhej në SHBA, gjatë një vizite zyrtare.

Në një njoftim dërguar mediave, zyra e PDK-së tha: Sot, më 20.7.2019, në ora 18:30, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban konferencë për media në seli të PDK-së.

Ende nuk dihet qëndrimi i PDK-së, kjo pritet të bëhet e ditur gjatë kësaj konference, nëse do tëkërkojnë zgjedhje të reja si AAK-ja, LDK-ja, VV-ja, Nisma, PSD-ja etj.

Ndryshe, Veseli shkroi dje në Facebook se me keqardhje ka dëgjuar nga mediat për thirrjen që u është bërë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarëve si për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

loading…