Kadri Veseli rizgjidhet kryetar i PDK-së

Kadri Veseli, aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Zgjedhja e tij për numrin një të PDK-së, është bërë sot në Konventën e 9- të të jashtëzakonshme zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë.

Në garën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, Veseli ka qenë kandidati i vetëm.

Kujtojmë se Kadri Veseli ishte zgjedhur kryetar i PDK-së në maj të 2016-ës, në Konventën e shtatë zgjedhore në të cilën ishte po ashtu kandidat i vetëm për kryetar.

Zgjedhja e Veselit kishte ardhur pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i kreut të PDK-së pasi ky i fundit ishte zgjedhur president.