Në Iowa

Kadri Veseli “provon” mjetet e rënda ushtarake amerikane. A do t’i sjellë në Kosovë? (FOTO)

Ushtria e Kosovës do të krijohet më 14 dhjetor 2018, që koincidon më 14 dhjetorin e viti 1998 ku ra dëshmorë heroikisht Mujë Krasniqi i njohur si Komandant Kapuçi bashkë me 36 luftëtarët e tij në kufirin shqiptaro-shqiptar pas një prite nga forcat policore serbe.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe njëherë ka bërë me dije se më 14 dhjetor do të krijohet ushtria e Kosovës e cila do të jetë ushtri e paqes.

“Kjo është ditë e paqes, ditë që shënon edhe ditën ku kanë rënë edhe dëshmorët e Kosovës. Do të jetë gëzim për të gjithë, për Kosovën e rajonin, ushtria do të jetë ushtri e paqes”, tha Veseli.

Sipas tij Kosova do të intensifikojë marrëdhëniet me Iowa në shumë fusha.

“Kosova do të jetë kontribuuese e paqes, Ushtria e Kosovës është garancë për stabilitetin e Kosovës e rajonit. Ne nuk duam konflikt, Serbia duhet të kuptojë se ushtria e Kosovës është e paqes”, tha Veseli.

Se Kadri Veseli ka shkuar në Amerikë për armatimin e rëndë për Ushtrinë e Kosovës e dëshmon edhe kjo fotografi, shkruan Ballkani.info.

Veseli në Iowa shihet duke e “provuar” një mjet rëndë ushtarak të Ushtrisë Amerikane.

Më herët, mediat serbe kanë raportuar së tashmë një kontigjent më armatim nga Amerika është nisur për Ushtrinë e Kosovës. /Ballkani.info/