Kryeparlamentari

Kadri Veseli: Nuk do ketë mjek të papunë në Kosovë, s’lejojmë të na ikin në Gjermani

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka qenë sot për një vizitë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Kjo është vizita e tij e parë në institucion shëndetësor qysh pas miratimit të Ligjit për Pagat për mjekët e infermierët, ndërsa u shoqëruar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Në fjalën e tij të rastit, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se po lavdërohet puna që është bërë në sektorin e shëndetësisë por edhe në të tjerë, por deklaroi se do të shpallin vende të reja pune duke mos lejuar që mjekët të largohen jashtë vendit për punësim.

”Është gjithnjë pjesa profesionale ku ne e tregojmë veten. Askush s’mund t’ua prish dinjitetin një morie të madhe të njerëzve që punojnë shumë dikush që bënë gabime”.

”Mjekët dhe personeli shëndetësorë bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Vetëm për pak ditë e kemi 17 shkurtin e për pak muaj e kemi edhe 20 vjetorin e çlirimit”.

”Sot jemi të lirë jemi shtet. Jemi krenarë për këtë që kemi arrit. Liria dhe shteti ka kuptim vetëm kur punojmë bashkë”.

”Do të bëjmë edhe më shumë në këtë shtet e në këtë liri. Po flas me njerëzit që nuk na e duan të mirën. Nuk do të ketë qëllim dhe forcë që do t’na cënojë mënyrën e jetesës në shtetin tonë. Por kemi synim jetën me e bë më të mirë për qytetarët tanë”.

”Duhet të kemi së pari siguri, siguri fizike dhe siguri të jetës. Sikur të mundnim do t’ua bënim rrogat 2000-3000 euro por këto janë mundësitë tonë”.

”Ne kur të fuqizohemi do të rriten pagat. Këtë vit do të angazhohemi dhe të investojmë në kushtet e punës. Do të dalim si lypës në çdo vend të botës që të përmirësohen kushtet për pacientët”.

Jo vetëm në sektorin shëndetësor, por edhe në sektorët tjerë do të orientohemi. Nuk do të ketë mjek pa punë.

”Nuk guxojmë që të lejojmë që një njeri që është shkolluar këtu 10 vjet të shkojë në Gjermani”.