Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, në 21 vjetorin e rënies e ka nderuar heroin e Kosovës, Bahri Fazliun.
Ai sot ka bërë homazhe në Llaushë të Podujevës.
”Sot isha në Llaushë të Podujevës, për të nderuar, në 21-vjetorin e rënies, heroin e Kosovës, Bahri Fazliun. Vepra e tij dhe e gjithë dëshmorëve në shërbim të lirisë së atdheut janë frymëzim i përgjithmonshëm për të punuar për shtetin dhe kombin. Lavdi”.







