Kryeparlamentari Kadri Veseli po vërehet se është lodhur shumë pas më shumë se 13 orëve seancë, fare pa pauzë.

Derisa ia dha fjalën deputetit të PDK’së, Nait Hasanit I tha ‘urdhëro Nait, kërko faljen’

‘Urdhno Nait, po e çon dorën. Kërkon falje, kërkon fjalën’.

Ndërsa Arban Abrashin e quajti ‘Abra’.

Ka mbetur që tash pasmesnate të kalojë edhe Buxheti 2019. Deri tash ka kaluar projektligji per pagat dhe ai per dialogun me Serbinë.

Më herët, në fjalën e tij, Veseli përdori fjalë interesante kur iu referua disa shteteve evropiane.

“Tu gjermani, tu italiani, tu inglizi…”, tha ai, duke ju referuar “gjermanit, italianit dhe anglezit”. /Ballkani.info/