Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi tha se pozita dhe opozita e vendit duhet të bëhen bashkë për tu përballur me Serbinë, transmeton Ballkani.info.

Ajo foli edhe për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe, me çrastë tha se ky vendim është dashur të merrej shumë vite më herët.

“Vendimi i djeshëm për taksë është vendim i cili është dashur të merret shumë vite mëherët por nuk ka pasur nga kush. Taksa do të duhej ta kishte përkrahjen e politikës së brendshme. Duhet të jemi bashkë në përpalljen me Serbinë dhe kjo nuk po tregohet në Kuvend sot. Serbia do të vazhdoj me agresivitet të lartë betejën pas vendimit të marrë dje. Më shumë se kurrë kemi nevojë të jemi unik me temat që lidhen me politikat e jashtme” tha ajo.