Deputetja

Kadaj Bujupi del kundër ish-partisë së saj, thotë se VV-ja e LDK-ja po punojnë për interesa të veta

Me kërkesë të deputetes, Donika Kadaj Bujupi është dërguar projekt rezoluta për shtesat e fëmijëve. Sipas kësaj rezolute parashihet që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës të gëzojë shtesa nga mosha 0-16 vjeç, duke filluar nga 10 euro në muaj.

Sipas njoftimit të AAK-së, ajo iu bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që ta miratojnë këtë rezolutë, në mënyrë që ta përmbushin borxhin e fushatave elektorale.

“Seancën për Shtesa të Fëmijëve e ka bojkotuar Vetëvendosja dhe LDK-ja. Deputetja Kadaj Bujupi tha se ata po i mbrojnë interesat partiake dhe jo ato të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

“Bojkoti i seancës për Rezolutën e shtesave për fëmijë nga Vetëvendosja dhe LDK-ja, tregon se ata janë më të prirë të përkrahin interesat partiake se sa interesat e vendit, sepse Rezoluta për Shtesat e Fëmijëve është për të gjithë, edhe për fëmijët e tyre”, citohet në njoftimin e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.