Njofotjmë të gjithë kolegët e punës dhe zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes se, pas një sëmundje të gjatë, dje me 8.02.2019 ka vdekur Jasmina Rexhiq, zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes. E ndjera ka qenë duke punuar në Sekretarinë e Ministrisë si pëkthyese.

Ministri i Mbrojtjes zoti Rrustem Berisha, Sekretari i Përgjithshëm zoti Shkelzen Syla, në emër të gjithë punonjësve të Ministrisë, ju shprehin ngushllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve të punës.

Varrimi i të ndjerës bëhet me 09.02.2019, në ora 1300 në varrezat e qytetit në Lipjan. Funerali niset nga Xhamia e qytetit në Lipjan.