Shorti i UEFA Champions League për sezonin e ri 2024/25 u mësua dje, ku pamë edhe formatin e ri të kësaj gare.

Një video në rrjetet sociale po bën xhiro, ku shihet futbollisti i Kombëtares së Sllovakisë, Juraj Kucka, shkruan Indeksonline

Në momentin kur futbollisti e kuptoi se skuadra e tij e tanishme, Slo. Bratislava do të luaj ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve filloi të festonte si i “çmendur” para shokëve të tij.

Kucka ishte pjesë e “Kuqezinjëve” gjatë vitit 2015-2017, ku ishte transferuar më pas në Trabzonspor për 5 milionë euro.

Ndeshja mes Milanit dhe Bratislaves ende nuk është mësuar se kur do të zhvillohet, por gjatë këtyre ditëve UEFA pritet të bëjë publike orarin e plotë.

La reazione pacata di Juraj Kucka quando ha scoperto di affrontare il suo Milan in Champions League 🥹😂

🎥 @SKSlovan #UCLdraw #milanpress pic.twitter.com/v1h3rZDsLY

— MilanPress.it (@MilanPress_it) August 29, 2024