Juventusi është ekipi i fundit i pamposhtur në Europë dhe këtë sezon ka yllin e futbollit botëror Cristiano Ronaldo të veshur me fanellën bardhezi, prapëseprapë bie në sy se sa shumë vende bosh ka në “Allianz Stadium” gjatë ndeshjeve të fundit në shtëpi.
Nuk ka dyshime që skuadra e Massimiliano Allegrit është ndër favoritet për fituar trofeun e Champions League dhe me shumë mundësi e kanë të sigurt titullin e Serie A. Atëherë pse ka një rënie në shikueshmëri?
Ndeshja ndaj Chievos më 21 janar ishte ajo që ka habitur më tepër, teksa në stadium ishin vetëm 30,239 spektatorë. Megjithatë, edhe ndeshjet ku thuhet se janë thuajse shitura plotësisht prapëseprapë kanë shumë vende boshe.
“Juventus rrallëherë luan në një stadium të mbushur plotë,” shprehet një tifoz i Juventus dhe gazetar për Bleacher Report.
“Si në Serie A ashtu edhe në Champions League, Juve vuan për të shitur bileta ndaj ekipeve modeste. Duke parë edhe protestat e shpeshta të ultarsve, ndonjëherë stadiumi duket i boshatisur.







