Kreu i Shtetit, Ilir Meta ditën e hënë do të raportojë para komisionit parlamentar që kërkon shkarkimin e tij.
Por sot ai publikon një video me një tufë macesh dhe jep një mesazh të koduar.
“Një mëngjes me një “buqetë” macesh, gjithmonë relaksues!
Ato janë të dashura dhe ledhatare. Por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim. Unë qëllova aty, për t’ia bërë të lehtë zbritjen.
Ju uroj një fundjavë të këndshme dhe të mbarë!”, shkruan Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/365720904317571/
loading…







