Juventusi e ka rikthyer në skuadër mbrojtësin uruguaian, Martin Caceres.
Juventus ka njoftuar sot se e ka transferuar edhe zyrtarisht Martin Caceres nga Lazio.
Mbrojtësi uruguaian që ishte pjesë e ‘Zonjës së Vjetër’ edhe në dy periudha të ndryshme të kaluarën, është rikthyer sërish në Torino.
Juventus ka njoftuar se Caceres do të jetë në huazim deri në fund të sezonit, ndërsa ka paguar 600 mijë euro.
Uruguaiani është transferuar te “Zonja e Vjetër” si zëvendësues i Medhi Benatias që kaloi në Emiratet e Bashkuara Arabe.







