“Zonja e Vjetër” po shpreson që ta sjellë mesfushorin uellsian që në janar.
Juventusi po mendon që të nënshkruajë me Aaron Ramseyn në këtë muaj, dhe jo të pres deri sa t’i skadon kontrata e tij në fund të këtij stinori në Arsenal.
Ramsey ka pranuar që t’i bashkohet Juventusit gjatë verës në një kontratë pesëvjeçare me pagën prej 10 milionë eurove për stinor.
Mirëpo, klubi italian po mendon që ta sjellë lojtarin që në janar, dhe janë gati t’i paguajnë për të 11 milionë euro, mirëpo Arsenali i kërkon 20 milionë.







