Juventusi shpreh interesim për Ter Stegen

Marc Andre Ter Stegen ka përfunduar mes dëshirave të Juventusit sipas ‘Mundo Deportivo’, megjithëse do të jetë e vështirë të rrëmbehet portieri i Barcelonës.

Juventusi është një nga ekipet që ka lëvizuar shumë viteve të fundit në tregun e transferimeve duke sjellë emra të mëdhenj në Torino, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon.

Kampionët e Italisë tani janë vënë pas portierit të Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen, i cili është rritur jashtëzakonisht shumë në dy vitet e fundit.

Është ‘Mundo Deportivo’ që raporton në botimin e sotëm të gazetës për këtë interesim.

Përveç Juventusit, edhe Bayern Munich dhe PSG janë të interesuara për Ter Stegen.

Ter Stegen ka një klauzolë prej 180 milionë euro, dhe Barcelona vazhdon të ruajë qetësinë në lidhje me portierin e tyre.