Juventusi lë të kuptohet se do ta transferojë Icardin

Juventusi e ka lënë fanellën me numër nëntë të lirë, në mes të spekulimeve se gjiganti italian ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Interit, Mauro Icardin.

Juventusi e zbuloi skuadrën për turneun parasezonal të International Champions Cup dhe bashkë me skuadër i bëri të ditur edhe numrat e lojtarëve të transferuar gjatë kësaj vere.Gianluigi Buffon do ta veshë fanellën me numër 77, Matthijs de Ligti numrin katër, Aaron Ramsey numrin tetë, Adrien Rabiot numrin 25 dhe Merih Demirali numrin 28.

Ky lajm erdhi vetëm pak kohë pasi Gazetta dello Sport raportoi se Icardi kishte arritur marrëveshje pesëvjeçare me “Zonjën e Vjetër” në vlerë prej tetë milionë eurove në sezon, plus bonuse.

Juventusi lë të kuptohet se do ta transferojë Icardin

Gazeta Express
19 Korrik 2019 15:56
Juventusi e ka lënë fanellën me numër nëntë të lirë, në mes të spekulimeve se gjiganti italian ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Interit, Mauro Icardin.

Juventusi e zbuloi skuadrën për turneun parasezonal të International Champions Cup dhe bashkë me skuadër i bëri të ditur edhe numrat e lojtarëve të transferuar gjatë kësaj vere, transmeton Gazeta Express.

Gianluigi Buffon do ta veshë fanellën me numër 77, Matthijs de Ligti numrin katër, Aaron Ramsey numrin tetë, Adrien Rabiot numrin 25 dhe Merih Demirali numrin 28.

Megjithatë, Gonzalo Higuaini do ta veshë fanellën me numër 21 pas kthimit të tij nga Chelseat, e jo numrin nëntë që e mbante më herët.

Ky lajm erdhi vetëm pak kohë pasi Gazetta dello Sport raportoi se Icardi kishte arritur marrëveshje pesëvjeçare me “Zonjën e Vjetër” në vlerë prej tetë milionë eurove në sezon, plus bonuse.

Megjithatë, e përditshmja italiane nuk pret të ketë lëvizje në këtë aspekt deri në fund të gushtit, pasi që bardhezinjtë po tentojnë t’ia ulin Interin çmimin në 50 deri në 60 milionë euro.

Ndërkohë, Giorgio Chiellini nuk ka udhëtuar me skuadrën për turneun parasezonal pasi që kishte një lëndim në muskujt e këmbës së tij të majtë.

Në këtë udhëtim do të mungojnë edhe Ramsey, Douglas Costa, Sami Khedira, Marko Pjaca dhe Mattia Perin, i cili është në Portugali për ta kompletuar një transferim në Benfica.

Ndërsa, Demirali do të kthehet në Torino pas ndeshjes miqësore të së dielës kundër Tottenhamit, pasi që i është mohuar hyrja në Kinë.

Skuadra e plotë e Juventusit për International Champions Cup: Szczesny, De Sciglio, De Ligt, Pjanic, Ronaldo, Matuidi, Mandzukic, Bonucci, Cancelo, Higuain, Emre Can, Rugani, Rabiot, Demiral, Pinsoglio, Bernardeschi, Loria, Di Pardo, Coccolo, Beruatto, Kastanos, Toure, Muratore, Frederiksen, Mavididi, Pereira, Buffon