Trajneri italian

Juventusi i ofron kontratë të re Allegrit

Juventusi po kërkon që ta blindojë trajnerin e tyre aktual, Massimiliano Allegri, duke i ofruar kontratë të re.

Juventusi nuk dëshiron që trajneri i tyre aktual të largohet nga skuadra, pavarësisht rezultateve në Ligën e Kampionëve.

Sipas Calciomercato, Juventusi është gati për t’i ofruar kontratë të re Massimiliano Allegrit, e cila do ta mbante atë në Torino edhe për disa vite.

Trajneri, i cili vlerësohet lart jo vetëm në Itali, ka kontratë deri më 2020, por bardhezinjtë e dinë që atë janë duke e kërkuar me ngulm Manchester Unitedi dhe Real Madrid, andaj do t;i ofrojnë një kontratë të re.