Juventusi i nervozuar që Sarri s’po e lë duhanin

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, mund të kthehet në bankinën e klubit në ndeshjen ndaj Napolit në fundjavë, por raportohet se “Zonja e Vjetër” është irrituar nga refuzimi i tij që të lërë duhanin pavarësisht pneumonisë.

Italiani ka pasur probleme qe disa javë dhe nga ekipi mjekësor i klubit iu kërkua të pushonte në dy ndeshjet e para të Serisë A këtë sezon. Ai mungoi në udhëtimin në Parma, por janë shtuar spekulimet se mund të rikthehet për ndeshjen debutuese në shtëpi ndaj ish-skuadrës Napoli.

Megjithatë, “Correre della Sera” ka publikuar një fotografi të Sarrit teksa pozonte me një fans afër shtëpisë këtë javë dhe po mbante me vete një pako cigaresh.

Kjo u bë virale dhe agjencia e lajmeve “Ansa” raporton se krerët e klubit tani janë të irrituar nga kjo sjellje e trajnerit.

Sarri ka vëzhguar qe disa ditë ushtrimet përmes videos për shkak të problemeve shëndetësore.

Ish-trajneri i Napolit dhe Milanit kohë më parë kishte konfirmuar se “konsumon rreth 60 cigare në ditë”.