Juventusi fiton bindshëm derbin lokal ndaj Torinos: Buffon thyen rekordin e Serie A, Ronaldo shkëlqen me gol dhe asist

Juventusi ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Torinos me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 30-të në Serie A.

Zonja e Vjetër ishte më e mirë që nga fillimi duke i radhitur rastet para portës së Salvatore Sirigu.

Paulo Dybala shënoi një gol të bukur në minutën e 3-të të takimit, kur nga një aksion individual shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 29-të, Juan Cuadrado, mori në zonë një pasim nga Ronaldo, ku me një lëvizje të bukur shmangi mbrojtësin dhe shënoi për 2-0.

Ndeshja u hap në kohën shtesë të pjesës së parë, kur pas një prekje me dorë të Matthis De Ligt, gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë i saktë ishte Andrea Belotti që shënoi për 2-1.

Por pjesa e dytë foli sërish për Juventusin, që arriti ta kthejë epërsinë prej dy golave në minutën e 61-të.

CR7 arriti të shënojë një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit, duke e lënë të shtangur Salvatore Sirugun.

Juventusoi provoi të gjejë edhe golin e katërt, por që erdhi në minutën e 87-të me një autogol të Koffi Djidji, që shënoi në portën e tij (4-1).

Gianluigi Buffon ka bërë histori në ndeshjen e sotme (e shtunë) me paraqitjen e tij të 648-të në Serie A, duke tejkaluar Paolo Maldinin.

Juventusi mbetet lider në Serie A me 75 pikë, shtatë më shumë se Lazio që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.