Juventusi e mposht Manchester Unitedin… në Instagram

Juventusi e ka kaluar Manchester Unitedin dhe tani është bërë klubi i tretë më i njohur i futbollit në rrjetin social Instagram, pas Real Madridit dhe Barcelonës.

Puna për ta rritur popullaritetin e brendit dhe blerjet e lojtarëve të mëdhenj si Cristiano Ronaldo dhe Matthijs de Ligt ka dhënë frytet e veta, pasi kampioni italian ka shumë më shumë ndjekës në Instagram tani.

Në korrik të vitit 2018, Juve kishte rreth 10 milionë ndjekës në Instagram, por tani i ka plot 31 milionë sosh, kryesisht falë 131 milionë tifozëve të Ronaldos në këtë rrjet social.

Si pasojë, bardhezinjtë e kanë kaluar edhe Manchester Unitedin për t’u bërë klubi i tretë më i ndjekur në Instagram.

Gjigantët spanjollë mbesin në krye, me Real Madridin që prin me 76.6 milionë ndjekës dhe Barcelonën me 76.1 milionë ndjekës.

loading…