Juventusi e Atletico shënojnë fitoret e para në Champions

Juventusi dhe Atletico Madridi kanë arritur fitoret e para në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” fitoi 3 me 0 ndaj Bayer Leverkusenit. Gonzalo Higuain, Federico Bernardeschi e Cristiano Ronaldo shënuan golat.

Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Atletico mposhti 0 me 2 Lokomotivën e Moskës. Joao Felix e Thomas ishin golashënues.

Juve e Atletico prijnë në grup me nga katër pikë. Lokomotiva e Moskës ka tri e Leverkuseni asnjë.

loading…