Juventusi ka caktuar takim me agjentin e futbollistit të Marseillie, Arkadiusz Milik.

“Zonja e Vjetër” e dëshiron polakun si një alternativë për opsionin e qendrës së sulmit.

Së fundi është duke u diskutuar opsioni i huazimit të lojtarit, për shumën e 2 milionë eurove.

Ardhja potenciale e Milik do të thoshte mbyllje dere për Memphis Depay i cili duket se nuk do të ketë vend në “Allianz Stadium”, për shkak të kërkesave të larta në pagë. /Lajmi.net/