Juventusi ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj Romës në çerekfinale të Kupës së Italisë, për të siguruar biletën për në gjysmëfinale.

Ishte Cristiano Ronaldo ai që shënoi golin e parë në fitoren prej 3 me 1 të Juventusit.

Portugezi shënoi pas asistimit nga Higuain në minutën e 26.

Bentancur dyfishoi epërsinë në minutën e 38, derisa epërsinë e trefishoi mbrojtësi Leonardo Bonucci në minutën e 45+2 pas asistimit nga Costa.

Kurse në minutën e 50 Buffoni shënoi autogol për rezultatin final 3-1.

“Zonja e Vjetër” në gjysmëfinale e e pret fituesin e çerekfinales ndërmjet Milanit dhe Torinos.