Analisti

Jusuf Thaçi: Si erdhi puna që s’guxojmë të flasim për bashkim kombëtar, të shpallin heretik

Analisti Jusuf Thaçi, tha se jemi në një situatë që nëse je pro bashkimit Kosovë-Shqipëri, të shpallin heretik.

Ai tha se personat që janë kundër Bashkimit Kombëtar, nuk kanë argumente të qëndrueshme.

“Kemi ardhë në situatën që të shpallin heretik kush qe pro Bashkimit Kombëtar, të shpallin. Nëse i pyet ata njerëz, unë personalisht s’kam dëgju asnjë argument të qëndrushëm pse janë kundër Bashkimit Kombëtar, nuk kam dëgju”, tha Thaçi në Pressing.

“Argument qesharak është se ne dallojmë me ta”, tha ai.