Jusuf Buxhovi: Nuk ka ndarje të Kosovës, këto janë lojra të Thaçit

Historiani dhe publicisti Jusuf Buxhovi thotë se nuk na kërcënohet ndarja si në kohën e Lidhjes së Prizrenit. Një president i papërgjegjshëm hap tema të tilla dhe spekulon me publikun.

I ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, Jusuf Buxhovi ka thënë se Kosovën nuk e rrezikon ndarja e territoreve.

I pyetur nga gazetarja e emisionit se a mund të ndodh një copëtim i ngjashëm sikur ai i kohës së Lidhjes së Prizrenit,

Buxhovi është përgjigjur: “këto dy situata nuk kanë fare lidhje me njëra tjetrën. Sot Kosova nuk rrezikohet nga ndonjë copëtim territorial. Këto tema i ka hapur një president i papërgjegjshëm”.

Gjithashtu ai ne emision ka shtuar se situata e atëhershme e Lidhjes së Prizrenit është krejt e ndryshme nga kjo që është sot.

“Atëherë fuqitë evropiane ishin kundër kauzës shqiptare, ndërsa sot janë pikërisht fuqitë evropiane ato që e mbështesin dhe e njohin sovranitetin e Kosovës”.