Rusia ka vazhduar të mbështesë regjimin e Mianmarit pasi një grusht shteti ushtarak rrëzoi, lideren legjitime të këtij vendi, Aung San Suu Kyi dhe i dha fund një dekade të sundimit civil. Regjimi ushtarak i Mianmarit importoi 14.7 milionë dollarë pajisje ushtarake nga Rusia në shkurt të këtij viti, flasin të dhënat doganore që i kanë siguruar mediat e pavarura ruse.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ra dakord të furnizojë Mianmar me sisteme raketash tokë-ajër Pantsir-S1, dronë mbikëqyrës Orlan-10E dhe pajisje radari gjatë një vizite në kryeqytetin Naypyidaë në janar. Marrëveshja u bë një javë para një grushti shteti ushtarak që rrëzoi Aung San Suu Kyi dhe presidentin, Win Myint, i cili solli fundin e një dekade të sundimit civil.

Rusia ka vazhduar të mbështesë regjimin gjithnjë e më të izoluar të Birmanisë. Gjatë një vizite në Yangoon në fund të Marsit, Zëvendës Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Alexander Fomin – i cili ishte zyrtari i parë i huaj i profilit të lartë që vizitoi vendin pas grushtit të shtetit – u zotua të thellojë bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve. Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar të Studimit të Paqes në Stockholm për vitin 2019, shpenzimet e Mianmar për importet e armëve ruse arritën në rreth 807 milionë dollarë për një dekadë, duke e bërë Rusinë eksportuesin numër dy ushtarak në Mianmar pas Kinës.

Në dhjetor, të dhënat e tregtisë treguan gjithashtu se Rusia eksportoi 96 milionë dollarë mallra të klasifikuar si “të fshehura”, të cilat shpesh janë produkte të lidhura me mbrojtjen. Ndërsa tregtia e përgjithshme midis Rusisë dhe Mianmar mbetet minimale, udhëheqësit e Mianmar u kanë kërkuar bizneseve ruse të investojnë në vend. Deklaratat e tyre vijnë ndërsa bashkësia ndërkombëtare gjithnjë e më shumë shmanget nga junta e Mianmarit mbi shkeljet e saj të të drejtave të njeriut. Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar një marrëveshje tregtare me Mianmar ndërsa disa kompani Singaporeane, duke përfshirë një firmë që shiti produkte anti-dron në policinë e Myanmar, kanë anuluar marrëveshjet e tyre.

Mbi 500 civilë raportohet të jenë vrarë pas grushtit të shtetit dhe zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka paralajmëruar se situata po shkonte “drejt një konflikti të plotë”. BE, e cila prezantoi një raund të ri sanksionesh kundër gjeneralëve të Mianmar, ka akuzuar më parë Rusinë për pengimin e një përgjigje të bashkuar ndërkombëtare ndaj grushtit të shtetit ushtarak të Mianmar.