Në Junik po realizohet një projekt i veçantë. Qytetarët më nuk do të shohin tela përgjatë rrugës kryesore Junik-Rastavicë.
Kështu ka njoftuar Demokrat Ganijaj, drejtor i Shërbimeve Publike në Junik.
“Juniku pa tela! Në kuadër të kontratës për mirëmbajtjen e ndriçimit publik, kemi filluar largimin e rrjetit të vjetër përgjatë rrugës kryesore Junik–Rastovicë. Ky projekt është pjesë e një iniciative më të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës elektrike dhe rritjen e sigurisë për qytetarët!”, ka shkruar ai.







